Ende asnjë hap për mbledhjen e Kuvendit

Partitë politike që përbëjnë mazhorancën, akoma nuk kanë plan për thirrjen e Kuvendit, zgjedhjen e kreut të ri, votimin e qeverisë së re ose shpalljen e zgjedhjeve lokale që më së voni duhet të ndodh të hënën.

Që pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov ku kreut të LSDM-së ju mohua marrja e mandatit për formimin e kabinetit qeveritar, nga LSDM-ja thonë se zgjidhjen do e kërkojnë përmes Kushtetuetës. Ata kërkojnë që fillimisht të marrin mandatin por nuk përjashtojnë as alternativat tjetër që çojnë drejtë formimit të ekzekutivit. Plan për daljen nga situata nuk kanë as partitë shqiptare, transmeton Alsat M.

Megjithatë mbetet e paqartë nëse ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski, deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, do të thirr vazhdimin e seancës së parë. Për një gjë të tillë ai nuk ka dhënë asnjë sinjal, pavarësisht thellimit të krizës. Rregullorja e Kuvendit nuk parashikon opsione të tjera, në rast se deputeti që ka caktuar seancën konstituive refuzon të thirr edhe vazhdimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button