Mijatoviq: Kompetentët të sigurojnë gazetarët

Përfaqësuesja e OSBE-së për liri të medieve, Dunja Mijatoviq, reagoi në lidhje me sulmin ndaj gazetarit Borjan Jovanovski dhe shkroi se ky është edhe një tentim i pacipë për të heshtur gazetarët.

“Kjo është një sjellje e papranueshme. Edhe një tentim i pacipë për ta heshtur  gazetarin e guximshëm Borjan Jovanovski. Kompetentët duhet të sigurojnë gazetarët, shkroi Mijatoviq në profilin e saj në twitter.

Më parë Mijatoviq reagoi për sulmet e shpeshta ndaj gazetarëve në Shkup, pasi një gazetar dhe kameraman ishin të sulmuar në protestën e simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button