Lazarat, gjendet i vdekur “bosi” i drogës

Në Lazarat gjendet i pajetë në rrugë ‘bosi” i drogës. Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se Shpendi Basha, 25 vjeç është vrarë në rrugë me armë zjarri. Viktima është gjetur nga një bari në Kërcullë të Gjirokastrës. Sipas policisë së Gjirokastrës, viktima njihej si kultivues lëndësh narkotike.

Policia po vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/lazarat-gjendet-i-vdekur-%E2%80%9Cbosi%E2%80%9D-i-drog%C3%ABs#sthash.WXW3GjCE.dpuf

Është gjetur i pajetë pasditen e sotme një nga kultivuesit më të mëdhenj të drogës në Lazarat.

Shpendi Basha 25 vjeç, i njohur si njëri ndër “bosët” e drogës së Lazaratit është gjetur i pajetë nga një bari i zonës rreth orës 17:00, në anë të rrugës në vendin e njohur si kthesa e Kërcullës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë transportuar edhe trupin e viktimës drejt morgut të spitalit rajonal ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur dhe shkaqet e vdekjes.

Nga hetimet paraprake te policise, dyshohet se Shpendi Basha eshte qëlluar me pistoletë të kalibrit të vogël në kraharor, duke gjetur vdekjen menjëherë.

Sipas të dhënave të policisë, mendohet se pista kryesore e kësaj ngjarje është prishja e pazareve të “biznesit” të lëndëve narkotike./ OraNews

Lajme të ngjashme

Back to top button