Ndërkombëtarët në këmbë: A do të ndryshojë Ivanov vendimin?

Pas vendimit të Ivanov për mosdhënien e mandatit liderit të LSDM, Zoran Zaev për formimin e qeverisë edhe pse tani edhe BDI do të jetë në Qeveri, reagimet e ndërkombëtarëve ishin të shumta. Gjithashtu edhe gjatë vizitës së saj përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini tërhoqi vërejtjen Ivanovit lidhur me këtë vendim dhe kërkoi nga ai që të ndryshojë atë sa më shpejtë.

Ish ambasadori Nano Ruzhin thotë për Portalb.mk se presioni që ka presidenti Gjorge Ivanov nga ndërkombëtarët është I madh, po gjithashtu i madh është edhe presioni që ai ka nga partia e VMRO-së.

“Nuk ka dyshim se presioni është i madh nga ndërkombëtarët ndaj gafit të Ivanov, gjë që edhe pritej nga ana e tij sepse ai gjithashtu është nën presion të VMRO-së. Megjithatë populli maqedonas vlerëson mendimin e shoqërisë ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, Amerikës dhe NATO-s sepse e dinë se me çfarë mekanizma punojnë këto organizata botërore, në atë drejtim jam i bindur se me presionin e tyre, kryetari do të duhet të ndryshojë mendimin e tij sepse jo vetëm që shkel kushtetutën, principet themelore të demokracisë, gjithashtu edhe praktikën e demokracisë liberale”, thë për Portalb Ruzhin.

Ai shtoi se është i bindur se Ivanov do të ndryshojë vendimin për një javë, si dhe do të ballafaqohet me sanksione të rënda nga ndërkombëtarët.

“Mogherini qartë tha që maqedonasit sikur nuk po e kuptojnë principin demokratik kur në një shtet ka shumicë të deputetëve ekziston e drejta për të formuar qeveri, këtë nuk e marrin seriozisht as VMRO-ja e as Ivanov. Gjithashtu jam i bindur që gjatë javës së ardhshme Ivanov do të ndryshojë vendimin dhe do të ballafaqohet me sanksione të rënda nga ana ndërkombëtare”, shtoi Ruzhin./Portalb

LEXO: Hahn reagon ndaj vendimit të Ivanovit

LEXO: Vendimi i Ivanovit, Van Hojte na rikujton ligjin për impiçment

LEXO: Reagon Xhes Bejli ndaj Gjorge Ivanov

LEXO: Vajgël: Vendimi i Ivanovit kundër interesave të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button