Reagon Aleanca KuqeZi ndaj Ivanov: Tirana nuk do të mbetet duarkryq për shqiptarët e Maqedonisë!

Jemi thellësisht të habitur nga qëndrimi fashist i presidentit maqedonas Ivanov që në këto momente politike përfaqëson pakicën. Me këto fjalë ka reaguar Aleanca KuqeZi e Shqipërisë e cila ndjek me shqetësim të madh zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, ku presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’ia jep mandatin për kirjimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili ka mazhorancën. 
“BE ka qënë garantuese e marrëveshjes së Ohrit ndaj duhet të dënohet ashpër shkelja e rëndë kushtetuese dhe e të drejtave të njeriut që po i bëhet popullit shtetformues shqiptar që banon në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Aleanca KuqeZi i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë me urgjencë për të shmangur konfliktin eventual. Nxitja e urrjetjes ndëretnike e organizuar nga Gruevski-Ivanov bashkëjetesën dhe ekzistencën e Maqedonisë si entitet shtetëror.” thuhet në reagimin e Aleancës KuqeZi, njofton Portalb.mk.
Sipas tyre, mos-mandatimi i Zoran Zaevit është jo vetëm një problem i brëndshëm i shtetit.
“Nga ana tjetër Aleanca KuqeZi kujton se implementimi i dygjuhësisë në Europë është ndër aktet më normale dhe demokratike. Shembulli më i vjetër ai i Zvicrës e ai më i ri i Kosovës. Kjo krizë e inskenuar bëhet vetëm për të defaktorizuar më tej popullatën dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve. Tirana zyrtare nuk duhet dhe nuk mund të rri duarkryq ndërkohë që presidenti i një vendi me 40% shqiptarë pranon publikisht se është politikë shtetërore degradimi social ekonomik i bashkëkombasve tanë. Ne duam t’i bëjmë me dije Zaevit, Gruevskit, Ivanovit dhe kujtdo tjetër që shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues dhe garantorë të mosndarjes së shtetit. Aleanca KuqeZi i bën thirrje partive politike shqiptare të qëndrojnë të bashkuara dhe të mos lëvizin nga kushti i dy gjuhësisë.
Aleanca KuqeZi dëshiron ti japë mesazhin çdo shqiptari që banon në Maqedoni se në çdo lloj provokimi do të ketë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës e më gjerë.” thuhet në reagimin e Aleancës KuqeZi, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button