SHVL-UÇK: Ivanov e mohon themelin e Kushtetutës së Maqedonisë, Marrëveshjen e Ohrit

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, nëpërmjet një kumtese kanë reaguar ndaj vendimit të kryetarit Gjorgje Ivanov, ku shprehen se ai e mohon Marrëveshjen e Ohrit që është themel i Kushtetutës së IRMJ-së, njofton Portalb.mk.

 “I pari” i shtetit-mohon Marrëveshjen e Ohrit! Në mënyrën e një diktatori, që merr guximin nga Rusia, Ivanov, mohon Projektin e Marrëveshjes së Ohrit, që është Themel i Kushtetutës së vitit 2002 të IRMJ-së. Si mund të refuzojë një Platformë shqiptare, të pranuar nga Faktori i Brendshëm-Gjyqi Kushtetues, Kuvendi, një “Kryetar”, që nuk e ka votën e Shqiptarëve, përkrahjen e Ndërkombëtarëve? A e din, apo s’e din se shqiptarët janë në viset e të parëve Ilirë. Le ta lexojë historinë! Ta korrigjojë gabimin! Të kërkoj falje, ose të largohet nga fotelja, e cila ka filluar të luhatet! Kush mbjellë, zjarr, korrë hi!”, shkruhet në kumtesën e Shoqatës së  Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare.

^7C6C408F3A9E941CCD9AE9FBBE7333B1CAFFF6BA8E58B38724^pimgpsh_fullsize_distr

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button