Avionët rusë provokojnë avionët e NATO-s në Detin e Zi

Komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-ve në Evropë, Gjeneral Tod Wolters, ka deklaruar se avionët rusë kanë provokuar katër herë avionët e NATO-s më 10 shkurt në Detin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Simpoziumin e Betejave Ajrore të Shoqatës së Forcave Ajrore të organizuar në qytetin Orlando të Floridas, komandanti amerikan Wolters ka theksur se tre nga katër provokimet janë bërë me avionë ushtarakë SU-24, ndërsa i katërti është bërë me një avion të llojit Ilyushin II-38 për patrullim detar.

Wolters shprehu shqetësimet, siç tha, afrimin kaq të rrezikshëm të avionëve rusë ndaj njësiteve të SHBA-ve dhe Aleancës që ka mundur të shkaktojë incident ose rritjen e tensioneve në rajon, duke shtuar se në gjashtë muajt e fundit provokimet ruse kanë qenë konstante.

“Forcat ajrore janë duke i ndjekur me kujdes këto afrime. Edhe zyrtarët e lartë janë duke punuar në marrjen e informacioneve në lidhje me këto aktivitete, edhe pse ndonjëherë ngelin pa rezultate. Ndonjëherë marrim përgjigjen e dëshiruar, e ndonjëherë nuk marrim asnjë përgjigje”, ka vënë në dukje Wolters.

Ai ka shtuar se ka raste kur këto provokime ndodhin gabimisht dhe raste kur bëhen si masë parandaluese.

Javët e kaluara, shefi i Shtatmadhorisë amerikane gjenerali Joseph Dunford ishte takuar me homologun e tij rus Valeriy Gerasimov në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Nga Pentagoni kanë deklaruar se qëllimi themelor i takimit ka qenë vazhdimi i kanaleve të komunikimit ushtarak për parandalimin e llogaritjeve të gabuara të mundshme në Siri dhe Evropën Lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button