Disa minorenë bëjnë roje përpara shtëpisë së Millçinit dhe e kërcënojnë

Pas rrahjes së gazetarit dhe kameramanit të portalit “A1on”, sulmit të gazetarit Borjan Jovanovski dhe tensioneve në qytete, nëpërmjet frikësimeve dhe incidenteve të ndryshme, regjisori Vlladimir Millçin, në “Facebook” ka shkruar se edhe ai është kërcënuar, njofton Portalb.mk.

Ja se çfarë thotë:

MOMENTALISHT NUK RRIHKAN, VETËM PËSHTYJKAN

“Djaloshi ishte i ulur në stolin përpara shtëpisë ku jetojmë. Nuk kishte kapelë. Mbante telefon. Android. Kur Ema dhe unë dolëm, u ngrit dhe mu drejtua: Zotëri Millçin, pse nuk i bashkoheni popullin maqedonas në protesta? Iu përgjigja se nuk shkoj në protestat ku rrihen gazetarët. Për atë, ai e tha fjalinë antologjike: MOMENTALISHT NUK RRAHIM! Ajo ishte dje, pak para se të ndodhë incidenti kur djaloshi me kapelë e pështyu Borjanin. Djaloshi pa kapelë përpara shtëpisë tha gjithashtu se nuk iu bashkëngjitkam popullin, pasi që qëndruakam në shtëpi duke i numëruar paratë nga Sorosi. Tingëllonte nervoze dhe mosbindëse, si papagall u përgjigjeshte me replikat e mësuara.

Në mëngjes, në të njëjtin stol. Qëndronte një tjetër. Me kapelë. Edhe kishte telefon. Android. Telefononte, më pas storollatej, pastaj prapë telefononte. U ngritë dhe shkollë deri te rruga kryesore. Atje iu bashkëngjitën një djalë dhe një vajzë të cilët qëndronin me të, më pas ikën. Djali me kapelë, shihte me kureshtje ndaj shtëpisë nga e cila priste që të dal. Pastaj, pa s’pa, u zhduk…”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button