VMRO nuk ndalet: Duam zgjedhje!

VMRO-DPMNE në takimin e sotëm me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini e përsëriti vlerësimin se mënyra më e mirë për tejkalimin e krizës politike është zbatimi i zgjedhjeve të shpejta.

“Nga ana e VMRO-DPMNE u shpreh edhe pakënaqësi nga platforma e kryeministrit të Shqipërisë, Rama në Tiranë, pasojat negative që shkaktohen nga involvimi brutal në punët e brendshme të një shtetit fqinj, në kundërshtim me parimet për fqinjësi të mirë. Njëherit u theksua edhe fakti për shkeljen e parimit për koalicion të ‘fituesit me fituesin’, pas zgjedhjeve”, qëndron në kumtesën e partisë.

Në takim, Mogerini qartë i ka përsëritur qëndrimet e shfaqura të Komisionit Evropian për temat aktuale.

Përveç kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në takim me Mogerinin morën pjesë edhe Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Vladimir Gjorçev, si dhe Aleksandar Nikolloski.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Normal, e gjithe kjo bahet per zgjedhje te reja qe ti hikin pergjegjesise per krimet e bera…
    Vmro mendon se e deklasoj Lsdm dhe tani kerkon zgjedhje te reja….

  2. Dhe mw ne fund doli bomba e Ali Ahmetit prej duarve te Ivanovit! Ivanovi e nxorri bomben e Alise, por ku e ka lane Alia fitilin!!!!!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button