Socialistët e BE-së e akuzuan Ivanovin për nxitje të tensioneve etnike

Socialistët Evropian nga Parlamenti Evropian e kanë dënuar ashpër vendimin e Ivanovit për refuzimin e mandatit të liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Ata e ftojnë Ivanovin ta respektojë Kushtetutën dhe të mos shpik argumente që ta ndërpresë Zaevin për ta marrë mandatin, shkruan Nova njofton Portalb.mk.

Viktor Boshtinaru, nënkryetar i grupit të Socialisteve Evropian në Kuvendin Evropian deklaroi:

“Tani është e qartë se kryetari Ivanov, së bashku me VMRO-DPMNE-në bën gjithçka, duke përfshirë edhe mjete jo-kushtetuese, që ta ndërpresë opozitën të vijë në qeveri. Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe Evropa patjetër duhet të reagojë në mënyrë më të ashpër. Më e keqja në këtë është se ai i nxit ndjenjat nacionaliste dhe mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Shenjat e para tashmë shihen: gazetarët u sulmuan nga përkrahësit e VMRO-DPMNE-së, më shumë se 20 shtabe partiake u sulmuan, deputetët e LSDM-së ishin cak i ofendimeve – disa shtëpi u dëmtuan. Ne do të konsiderojmë se kryetari Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja janë përgjegjës për çfarëdo lloj keqësimi të situatës në vend”, deklaroi ai.

“Tash është dëshmuar se VMRO-DPMNE-ja do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që t’i shmanget përgjegjësisë para PSP-së për veprat e tyre joligjore për të cilat të gjithë kemi dëgjuar në përgjimet. Evropa tani duhet të reagojë se kjo është e papranueshme dhe ta ftojë kryetarin Gjorgje Ivanov të sillet në mënyrë përgjegjëse për të ardhmen e vendit. Ne e gjykojmë presidentin Ivanov dhe VMRO-DPMNE-në për nxitje të tensioneve etnike në vend vetëm për të qëndruar në pushtet”, deklaroi Toni Piculla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button