CIVIL: Ivanovi edhe një herë e shkeli Kushtetutën dhe vetë u diskualifikua nga skena politik

“Gjorgje Ivanov, njeriu i cili erdhi në pushtet përmes mashtrimit zgjedhor, të organizuar nga partia në largim nga pushteti dhe i cili, sipas ekspertëve relevantë juridikë, e shkeli Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë disa herë deri tani, sot edhe një herë e bëri të njëjtën. Në adresimin e tij të shkurtë para publikut, pa lënë hapësirë për pyetje, Ivanovi performoi edhe një akrobaci politike, sa të pakuptimtë dhe komike,po  aq edhe të rrezikshme!”, thonë nga OJQ CIVIL.

Ivanovi me asnjë fjalë nuk e dënoi dhunën kundër gazetarëve dhe kalimtarëve të rastit gjatë protestave të cilat i organizojnë përkatësit e pushtetit në largim, shtojnë nga Civil.

“Në vend të kësaj, ai i lejoi vetes edhe një paraqitje të palogjikshme para publikut. Ivanovi nuk ia dha mandatin për formimin e Qeverisë opozitës e cila mblodhi 67 nënshkrime nga anëtarët e zgjedhur të parlamentit. Ai e akuzoi opozitën për tradhti dhe u kërcënua me kallëzime penale. Gjithashtu, Ivanovi paraqiti një varg akuzash të reja dhe kërcënime kundër bashkësisë ndërkombëtare. Me paraqitjen e tij, ai e miratoi dhe e inkurajoi dhunën për të cilën  jemi dëshmitarë ditëve të fundit. Shkurt, Ivanovi me adresimin e tij nuk ofroi zgjidhje, por e shkeli Kushtetutën dhe e thelloi krizën politike në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, tani mbetet që deputetët e zgjedhur në parlament, t’i shfrytëzojnë mundësitë ekzistuese kushtetuese dhe ligjore, ta anashkalojnë Ivanovin i cili “është element plotësisht destruktiv në politikën e Maqedonisë dhe ta efektuojnë mazhorancën e tyre e cila e reflekton vullnetin e shumicës së qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”.

“Kjo do të thotë se tani është e hapur mundësia që Parlamenti të fillon të funksionojë dhe të zgjedh Qeverinë. Për këtë kanë të drejtë të plotë, posaçërisht pasi Ivanovi vetë u diskualifikua, në mënyrë politike dhe juridike nga skena politike, dhe nuk ka çfarë më tepër të veprojë në skenën politike në vend”, thonë nga CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button