FAC: Gruevski dhe kreu i VMRO-DPMNE-së frikësohen nga burgu

Lufta për fuqi në Maqedoni çon drejt destabilizimit të mëtejshëm të vendit, shkruan sot gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung”, njofton Portalb.mk.

“Në Shkup përsëri po protestohet. Të martën, dy ditë me radhë. Mijëra dolën nëpër rrugët e kryeqytetit. Por, për dallim nga protestat disa javëshe të pranverës së vitit të kaluar këtë herë nuk protestohet kundër Qeverisë, por kundër opozitës: atyre u janë gjuajtur se duan ta ndajnë Maqedoninë. Zyrtarisht, organizatorët e protestave janë jo-partiak, por slloganët janë të njëjtë me të partisë nacional-konservatore – VMRO-DPMNE-së. Kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski, ka bërë thirrje për “mobilizim”, që të parandalohet koalicionimi mes socialdemokratët dhe partitë shqiptare. Thuajse pas krizës politike dyvjeçare në Maqedoni, sinjalet tregojnë për eskalim të mëtutjeshëm”, shkruan FAC.

Për rolin e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, gazeta shkruan:

“Pasi që Gruevski nuk arriti që të formojë Qeveri, kryetari Ivanov refuzoi që t’ia jep mandatin për formim të Qeverisë liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev, pasi që ai nuk ka siguruar shumicë. Me fjalë tjera: shefi i shtetit, njeri i VMRO-DPMNJE-së, nga opozita ka kërkuar rezultat nga bisedimet koalcionuese ende ata pa filluar”.

Gazeta thekson gjithashtu se nuk dihet se a do të formohet Qeveri mes LSDM-së dhe BDI-së, pasi që kjo e fundit ka qëndrim të paqartë për Qeverinë e re.

Gazeta shkruan se shumicës së udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i kanoset burgu nëse ata bien nga pushteti.

“Para se gjithash udhëheqësia rreth Nikolla Gruevskit përballet me tjetër rrezik: shumicave prej tyre, u kanoset burgu nëse bien nga pushteti. Nga bisedat e përgjuara të cilat i ka publikuar lideri i opozitës në vitin 2015, u bë e qartë se ky grup me mjete të paligjshme ka vepruar kundër kundërshtarëve: mashtrime zgjedhore, fshehje të krimeve, persekutim të kompanive private dhe kontroll ndaj mediave. Këto raste i hulumton Prokuroria Speciale, megjithatë vetëm para disa ditëve, të gjithë gjykatësve të Gjykatës Penale, të cilët kanë punuar në lëndët e PSP-së, u janë ndërruar pozicionet, në departamente të cilat “nuk janë të rrezikshme” për Gruevskin”, shkruan FAC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button