“E Majta”: Sulmi ndaj gazetarëve paraqet sulm ndaj lirisë së shprehjes

Partia “E Majta” sot e dënoi sulmin ndaj ekipit gazetareske të “A1on-it” gjatë kohës së protestës “Për Maqedoni të përbashkët” dhe vlerësoi se sulmi i këtillë paraqet sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe informimit publik, njofton Portalb.mk.

“Kërkojmë përgjegjësi nga shërbimet policore të cilët dështuan në mbajtjen e rendit dhe paqes gjatë protestës, por edhe nga organizatorët e protestës të cilët në mënyrë të pasuksesshme i kanë larguar dhunuesit. Nuk guxojmë që ta injorojmë faktin se në protesta jo-shpesh herë ka thirrje dhe simbolika nacionaliste, me çka delegjitimohet thënia e tyre deklarative “Për Maqedoni të përbashkët”, qëndron në kumtesë.

Nga “E Majta” theksojnë se për sulmin qyqar dhe vandalizues ndaj gazetarëve patjetër duhet të ketë përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button