LD: Ivanovi duhet ta jep mandatin për krijimin e Qeverisë së re

Lidhja Demokrate e fton kryetarin Gjorgje Ivanov, që t’ia ndajë mandatin për krijimin e Qeverisë së re kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili ka marrë mbështetje nga 67 deputetë, transmeton Portalb.mk.

“Në pajtim me Kushtetutën, mandat për krijimin e Qeverisë, merr partia ose partitë të cilat kanë siguruar shumicë në Kuvend. Shumicë me (67 deputet ose 6 më shumë për nevoja) kanë LSDM-ja, BDI-ja, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. Gjendjet mund të komplikohen në mënyrë dramatike për deri sa edhe më tej Kuvendi është pa kryetar, Qeveria është teknike edhe me 4 deputet në të, ndërsa lideri i partisë qeverisëse fton dhe organizon protesta me qëllim që të bllokohet formimi i Qeverisë. Lidhja Demokrate, qëndron fortë pas unitetit të shtetit, demokracisë parlamentare, qeverisjes së drejt  dhe Emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Lidhja Demokrate është për ndryshime dhe drejtësi, por edhe reforma të thella, sipas përcaktimeve të mbi 612.000 qytetarëve dhe në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, thuhet në reagimin e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button