Tramp: Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe

Duke e paralajmëruar “hapjen e faqes së re për madhësinë e Amerikës”, presidenti i SHBA-së Donald Tramp mbrëmë për herë të parë qëndroi para Kongresit dhe bëri thirrje për rikonstruksion të madh të sistemit kombëtar për mbrojtje shëndetësore, dhe rritje të jashtëzakonshme të shpenzimeve për mbrojtjen dhe investim të një trilion dollarëve për përmirësim të infrastrukturës së shkatërruar, njoftuan mediat amerikane.

“Koha për të menduar imët – përfundoi”, theksoi Tramp, i cili e mori funksionin më 20 janar, gjatë fjalimit të tij në seancë të përbashkët të së dy dhomave të Kongresit.

Ai bëri thirrje për “rilindje të frymës amerikane” me ton optimist të zërit.

Ai sërish premtoi se do të hapë vende të reja të punës, se do të ndërtojë murin përgjatë kufirit me Meksikën, se do ta shkatërrojë grupin Shteti Islamik dhe planet e reja për reforma emigruese.

Ai në fjalimin e tij i dënoi kërcënimet dhe vandalizmat aktualë kundër komunitetit hebrenj dhe të shtënat në Kanzas, kundër dy imigrantëve nga India.

Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan dha sinjalin e parë pozitiv në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të emigracionit.

“Unë jam i hapur për legalizimin e miliona emigrantëve të paligjshëm, që nuk kanë kryer krime të rënda në SHBA”, tha Tramp para Kongresit.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump e kishte vënë në pikëpyetje përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimit themelor të NATO-s, se sulmi kundër një anëtari të aleancës do të konsiderohet sulm kundër gjithë NATO-s.

“Ne fuqishëm e mbështesim NATO-n, një aleancë që është kalitur nëpërmjet lidhjeve të dy Luftërave Botërore, që e ka rrëzuar fashizmin dhe në Luftën e Ftohtë, që e mundi komunizmin”, tha Donald Tramp, ndërsa fjalët e tij u ndoqën me duartrokitje të ligjvënësve.

“Ne presim që partnerët tanë, qofshin në NATO, në Lindjen e Mesme, ose në Paqësor, të marrin rol direkt dhe kuptimplotë në operacionet strategjike dhe ushtarake dhe ta pagujanë pjesën e tyre korrekte të çmimit”, tha Tramp.

Gjithashtu, Tramp i bëri thirrje kongresmenëve që të punojnë bashkë me të, për rregullimin e sistemit shëndetësor, infrastrukturës së vendit, infrastrukturës ushtarake dhe ri-ngritjen e ekonomisë së vendit.

Fjalimi i presidentit Tramp u bë në ditën e tij të 40 në Shtëpinë e Bardhë, që konsiderohet se ishte një periudhë turbulente dhe ndonjëherë edhe kaotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button