Moti sot në Maqedoni

Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit, të cilat më shumë do të jenë prezent në pjesët lindore. Gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa rreth mesditës dhe pasditës mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, por më të mëdha do të jenë në pjesët perëndimore të vendit ku pritet të bien rreth 16 litra në metër katror.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit edhe erë e fuqishme juglindore, në orët e mbrëmjes dhe natës do ta ndryshojë drejtimin në verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri 19 gradë Celsius. Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut.

Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa pasdite nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë. Të enjten reshjet do të ndalojnë, ndërsa temperatura e ajrit do të ulet për dy deri katër gradë. Nga e premtja pasdite era do ta ndryshojë drejtimin në juglindje dhe temperatura e ajrit sërish do të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button