“Viz er” promovoi tri linja të reja në aeroportin e Shkupit

Linja të reja ajrore nga Shkupi drejt Maltës, Romës (Çampino) dhe Vaksjo (Suedi) do të vendos prej më 14 dhe 16 korrik të këtij viti kompania me buxhet të ulët “Viz er” për kur paralajmëron rritje të flotës në aeroportin e Shkupit me edhe një aeroplan.

Shitja e biletave për tri linjat e reja fillon sot, në wizzair.com, me çmime prej 1.799 denarë. Të gjitha rezervimet e bëra në cilëndo prej 27 destinacioneve nga Shkupi sot deri në mesnatë do të jenë zbritje speciale prej 20 për qind, me çka “Viz er” shënon tre milionë pasagjerë të transportuar për linjat me tarifa të ulëta nga Maqedonia dhe drejt Maqedonisë.

“Investimi ynë në bazën në Shkup me fluturaken shtesë, tre linjat e reja dhe frekuentimet e rritura të fluturimeve ekzistuese, do të thotë më shumë vende pune në Maqedoni dhe në “Viz er”, por edhe tek partnerët tanë të biznesit dhe kjo shtesë do t’i stimulojë industritë turistike dhe hotelierike dhe do t’i përforcojë marrëdhëniet e biznesit në Maqedoni”, tha në promovim Oven Xhons, drejtor kryesor për çështje korporative i “Viz er”.

Aeroplanin e katërt e paralajmërojnë në bazën në Shkup, sipas përfaqësuesve të kompanisë ajrore, është investim i mëtejmë prej 99 milionë euro shtesë në Maqedoni dhe mundësi për hapjen e vendeve të drejtpërdrejta të punës. Me këtë paralajmëron se numri i përgjithshëm i punësimeve të drejtpërdrejta të “Viz er” në Shkup do të arrijë 150.

Krahas linjave të reja, fluturimet nga Shkupi drejt Ajndhovenit, Bruksel-Sharleroa, Memingen (Munih Perëndim) dhe Kopenhagë do të rriten me frekuentime të rritura deri në tre fluturime në javë, ndërsa lidhjet nga Shkupi drejt Geteborg Landveter, Bratisllavës dhe prej Ohrit drejt Bazelit-Milhausit-Frajburgut do të jenë me frekuentime të rritura deri në katër fluturime në javë. Njëherësh fluturimet nga Shkupi drejt Malmos dhe Milhausit do të qarkullojë çdo ditë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski theksoi se Qeveria vazhdimisht zbaton politika të suksesshme për sigurimin e rrjetit të gjerë të linjave ajrore, politikave, të cilat, siç tha, sot japin rezultate konkrete.

“Nga viti 2012 deri më tani përmes mbështetjes financiare që e mundësojmë, duke i përfshirë edhe këto tre linja të reja të cilat i promovojmë sot, Viz er vendosi 28 linja drejt qyteteve evropiane, duke i transportuar shumicën e pasagjerëve të cilët fluturojnë prej aeroporteve të Maqedonisë. Pres ky numër të rritet shtesë me vendosjen e këtyre destinacioneve”, tha Misajllovski.

Vitin e kaluar, shtoi, e përfunduam me 1,8 milionë pasagjerë rekord të cilët kanë kaluar përmes dy aeroporteve, lidhur me numrin e destinacioneve gjithashtu arritëm numër rekord të mbi tridhjetë linjave në dispozicion.

Alper Ersoj, drejtor gjeneral i TAV Maqedoni, pret interes të madh për linjat e reja ajrore. “Këto tri ruta të reja, së bashku me linjën e re të paralajmëruar të Viz er drejt Budapestit, e cila do të fillojë prej 2 prillit, janë me të vërtetë destinacione atraktive, të kërkuara prej tregut dhe do të jenë të qëlluara në kontekst të zgjerimit të rrjetit tonë të linjave ajrore prej dy aeroporteve të Maqedonisë. Ky është rezultat i studimeve dhe aktiviteteve të vazhdueshme të marketingut”, tha Ersoj.

“Viz er” i shërben 29 linja drejt 13 shteteve prej dy aeroporteve të Maqedonisë në Shkup dhe Ohër, duke e përfshirë edhe rutën prej Shkupit drejt Budapestit që fillon në prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button