Wizz Air do të pezullojë fluturimet në Moldavi për arsye të sigurisë

Kompania ajrore e Hungarisë, Wizz Air, do të shmangë aeroportin në kryeqytetin moldav, Kishinjev, nga 14 marsi për arsye të sigurisë, ka thënë Autoriteti Civil i Aviacionit në Moldavi, transmeton REL.

Ky autoritet ka thënë se është informuar nga kompania ajrore dhe se i vjen keq për marrjen e një vendimi të tillë.

Në njoftim është thënë, po ashtu, se Republika e Moldavisë është duke bërë gjithçka për të garantuar sigurinë e hapësirës së saj ajrore.

Ekzistojnë shqetësime se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të përhapet edhe në Moldavinë fqinje.

Ushtarët rusë janë të stacionuar në rajonin e shkëputur të Transdnjestrit.

Javën e kaluar, Rusia ka pretenduar se Ukraina dëshiron ta sulmojë këtë kontingjent të vogël të trupave ushtarake.

Pasi Kishinjevi nuk është më destinacion për fluturime, Wizz Air synon të ofrojë më shumë fluturime nga qyteti rumun, Iasi, që gjendet afër kufirit, është thënë në disa raportime të mediave.

Wizz Air realizon fluturime në disa qytete në qendër dhe juglindje të Evropës.

Meqë i gjithë trafiku ajror në Ukrainë është pezulluar për shkak të luftës, aeroporti në Kishnjvev është një nga destinacionet më të afërta për ukrainasit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button