Parlamenti Evropian kërkon tranzicion transparent të pushtetit në Maqedoni dhe regjistrim

Me 54 vota “për” dhe tetë “kundër”, Komiteti për punë të jashtme i KE-së (AFET) sot miratoi propozim- rezolutën për avancimin e R. së Maqedonisë në integrimet evropiane në vitin 2016-të, njofton MIA.

Euro- deputetët paraprakisht miratuan 28 amendamente kompromisi dhe sot të gjitha i miratuan ndërsa në to ka më shumë terme “Maqedoni”, “maqedonas”, por gjithashtu edhe parashikim se shteti i Maqedonisë do të ketë qeveri të re, kështu që kërkohet “tranzicion transparent”.

Është pranuar edhe amendamenti me të cilin euro- deputetët presin “formimin e qeverisë së re, përgjegjëse dhe transparente, në përputhje me kërkesat dhe procedurat kushtetuese dhe ligjore”.

PE është “i shqetësuar për sinjalet që vijnë nga organizatat civile e që kanë të bëjnë me përkeqësimin e klimës ku ata punojnë dhe ngel i shqetësuar për sulmet radikale publike ndaj OJQ-ve dhe përfaqësuesve të huaj nga politikanët dhe mediat”, thuhet në propozim- rezolutën.

Parlamenti Evropian pranon dhe inkurajon rolin e rëndësishëm të OJQ-ve për vëzhgim, mbështetje dhe avancim të proceseve demokratike, përfshirë edhe procesin zgjedhor si dhe sigurimin e shqyrtimit dhe baraspeshës, thuhet në tekstin e propozim- rezolutës.

Hapja e bisedimeve aderuese për Maqedoninë me BE-në në vend “pa kusht” siç kërkohej më herët, tani kushtëzohet me amendament kompromisi të Rezolutës, ku thuhet “Hapja e bisedimeve për anëtarësim duhet të garantohet pas plotësimit të kushteve të nevojshme”.

Rezolutat e KE-së nuk kanë veprim juridik, por se janë këshillëdhënës dhe mundet, por s’është patjetër të merren parasysh nga institucionet tjera dhe anëtaret e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button