Zaev: Bëhuni gati për reforma në Maqedoni
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/02/Untitled17.jpg?fit=558%2C361&ssl=1)
Kryetari i LSM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadoren e re e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Lin Lisjen, gjatë së cilës e ka informuar për ngjarjet e fundit politike në Maqedoni dhe pritjen nga presidenti Gjorge Ivanov që sa më shpejtë t’ia japë mandatin për formim të Qeverisë së re, njofton Portalb.mk.
“Qeveria e re e Maqedonisë do të reformohet. Bëhuni gati që t’i zbatojmë të gjithë reformat e patjetërsueshme lidhur me zhvillimin ekonomik të qytetarëve dhe shtetit, por edhe për sigurimin e institucioneve të pavarura, pavarësi të plotë në gjyqësi, media të pavarura, jetë kualitative për të gjithë qytetarët, hapje të perspektivave dhe zhvillim të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Në takim, sipas njoftimit të LSDM-së, është përshëndetur edhe bashkëpunimi tradicional mes Maqedonisë dhe Kinës dhe është konstatuar se thellimi i bashkëpunimit me dy vendeve do të vazhdojë edhe më tej.