Arifi: gjuha nuk ishte problem për mosarritjen e marrëveshjes me VMRO-në, por reformat në gjyqësi (VIDEO)
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, në intervistë për televizionin Alsat M vërtetoi se VMRO-DPMNE-ja dhe Nikolla Gruevski e kanë pranuar propozimi ligjin për gjuhën shqipe, por nuk është arritur marrëveshje për çështjen e reformave në gjyqësi, që është, sipas Arifit, shkaku kryesor për prishjen e koalicionit shumë vjeçar mes këtyre partive.
LEXO: Frika më e madhe e VMRO-DPMNE-së mbetet Prokuroria Speciale
“Çështja e gjuhës nuk ishte problem për mosarritjen e marrëveshjes për koalicion me VMRO-DPMNE-në, njësoj si nuk kishte problem që të arrihet marrëveshje dhe të kalohet me LSDM-në. Kanë qenë çështje të tjera që janë lidhur me reformat në vend dhe reformat në drejtësi”, tha Arifi.