Kosova me 21 maj luan kundër Turqisë

Përfaqësusja e Kosovës ndeshjen e radhës miqësore do ta luaj ndaj Turqisë.

Burime te ORAinfo brenda FFK-së, bëjnë të ditur se ndeshja do te zhvillohet me 21 maj, por ende nuk dihet vendi ku do te luhet kjo ndeshje.

Ditë me parë përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë udhëtuar drejt Turqisë për tu dakorduar rreth një miqësore në të ardhmën.

Ndryshe, të mërkurën përfaqësusja e Kosovës ka luajtur ndeshjen e parë miqësore ndaj përfaqësueses së Haitit.

Edhe pse përfaqësusja e Kosovës ishte dukshem me e mirë në fushë, rezultati përfundimtar ishte ai i fillimit, 0:0.

Nga ana tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, ku thuhet se më 7 mars kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, me ndërmjetësimin e Ali Shen, i cili bëri një mikpritje të jashtëzakonshme për krerët e FFK-së, janë takuar me përzgjedhësin e Përfaqësueses turke Fatih Terim.

“Ali Shen në emër të FFK-së i ka kërkuar Terim që të zhvillohet një ndeshje miqësore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, ndërsa Terim ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e tij të plotë që kjo ndeshje të zhvillohet diku mes datave 20-23 maj, por kjo duhet të marrë miratimin e krerëve të Federatës së Turqisë. Po ashtu të dyja palët janë marrë vesh që në të ardhmen të punohet edhe më ngushtë mes dy federatave dhe të dyja përfaqësueseve”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button