Najçevska: Kërcënimet e Gruevskit, tentim për shpërqendrimin e vëmendjes

Thirrjet e Nikolla Gruevskit për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë, aktivistja, Mirjana Najçevska i quan trillime dhe përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen e popullatës nga problemet reale me krimin dhe shpërdorimet e shumta që janë bërë gjatë qeverisjes së tij e që kanë rezultuar me hetime të shumta nga Prokuroria Speciale. Malevska thotë se populli kërkon qeveri të përgjegjshme dhe të ndershme dhe jo vazhdim të krizës, njofton Alsat M.

:Gruevski e ka patjetër të veprojë me kësi lloj deklaratash që të mund t’i ngjallë emocionet e qytetarëve dhe ato të defokusohen nga kërkesat themelore dhe të fokusohen në mbrojtjen e diçkaje që as nuk është sulmuar, diçka që as nuk është rrezikuar, pra krijohet simulim i rrezikut, që të bëhet zgjim emocional, mobilizim emocional i njerëzve dhe të harrojnë për gjithë atë që është bërë në 10 vitet e kaluara”, deklaroi Mirjana Najçevska, aktiviste e të drejtave të njeriut.

Gjithsesi, sipas Najçevskës, nuk ka vend për panik, pasi qytetarët janë mjaftueshëm të vetëdijshëm se qeveria është në duar të tyre, ata janë bërë imun ndaj gjuhës së urrejtjes së politikanëve dhe nuk do të bien pre e qëllimeve të Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button