Zaev i dorëzoi nënshkrimet: sot dhe nesër Ivanov e ka radhën

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në kabinetin e shefit të shtetit i dorëzoi 67 nënshkrimet e deputetëve të cilët janë dëshmi se LSDM-ja ka siguruar shumicë në Kuvend në bazë të asaj dhe presidenti Gjorge Ivanov duhet t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, njofton Portalb.mk. Pritet që sot ose nesër Ivanov të vendosë.

“Këto nënshkrime mundësojnë të mbarojë kriza në Republikën e Maqedonisë dhe përfundimisht shteti të ecë përpara, në funksionin e kthimit të jetës në Maqedoni. Sot, pres që Ivanov të na e jep mandatin në kohë sa më të shpejtë që të mund të fillojmë bisedime për krijimin dhe formimin e Qeverisë së Re për qytetarët në Republikën e Maqedonisë. Njëkohësisht, e shfrytëzoj mundësinë të dërgoj mesazh deri te të gjithë qytetarët, por edhe te institucionet e shtetit, se pason transfer i shpejtë dhe i qetë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Jo zyrtarisht, nga kabineti i Ivanovit paralajmëruan se sot ose nesër do të vendosin për mandatin dhe nëse e merr do të ketë afat prej 20 ditësh që deri te Kuvendi ta dorëzojë programin e Qeverisë së Re si dhe përbërjen e saj.

Në nënshkrimet që i dorëzoi Zaev janë 5 të deputetëve të BESËS, tre të Aleancës për Shqiptarët dhe 10 të BDI-së. Partia e Ahmetit akoma nuk ka sjellë vendim formal se a do të jetë pjesë e qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja ose vetëm do të jep mbështetje parlamentare, që kur Socialdemokratët dhe BDI i kanë mbyllë çështjet problematike, ajo për përdorimin e gjuhës.

Nikolla Gruevski i cili për gjërat e njëjta ka diskutuar me Ahmetin, pas mossuksesit që të arrijë marrëveshje, porositi se uniteti i shtetit ka rënë dhe se, siç tha, populli duhet të mbrohet.

Tensionet politike përcillen edhe nëpër rrugë ku simpatizantë të VMRO-së do të protestojnë edhe sot, kundër Platformës Shqiptare.

LEXO: Zaev i dorëzoi nënshkrimet presidentit: do të ketë transfer të shpejtë dhe qetë të pushtetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button