Autoritetet amerikane konfiskuan një sasi të madhe të kokainës në Surinam

Autoritetet amerikane konfiskuan nga një anije afër brigjeve verilindore të Amerikës Jugore sasinë më të madhe të kokainës në rajonin e Atlantikut nga viti 1999, njoftoi roja bregdetare e SHBA-së.

Rreth 4,2 tonë kokainë, në vlerë prej rreth 125 milionë dollarësh, janë marrë nga varka e peshkimit në ujërat ndërkombëtare afër Surinamit.

Anija është ndaluar dhe bastisur më 16 shkurt gjatë patrullës së përbashkët të rojës bregdetare të SHBA-së dhe Trinidad dhe Tobago.

Varka e peshkimit është dërguar deri në Sent Vinsent, ndërsa katër personat, të cilët ndodheshin në të, janë dërguar në Ishujt Virgjine, ku kundër tyre janë ngritur aktakuza.

Kokaina është sjellë në Puerto Riko dhe i është dorëzuar autoriteteve amerikane për luftë kundër tregtisë me drogë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button