Xhorxh Bush kundër Donald Trampit për marrëdhënien ndaj mediave

Ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush sot i kritikoi deklaratat e presidentit aktual të SHBA-së Donald Tramp se mediat janë “armik i popullit amerikan”.

“Unë mendoj se mediat janë të pakrahasueshëm për demokracinë”, tha Bush duke qenë i ftuar në emisionin “Today” në televizionin En-Bi-Si.

Këshilltari me ndikim i Trampit, Stiv Benon, mediat i konsideron si “ana e kundërt”, ndërsa Bush duke e komentuar qëndrimin e tij, theksoi se fuqia mund të jetë shumë infektuese dhe se është shumë me rëndësi që mediat t’ju bëjnë thirrje njerëzve në përgjegjësi të cilët do ta keqpërdorin fuqinë e tyre.

Bush, gjithashtu, tha se komentet e Trampit për mediat i minojnë përpjekjet e SHBA-së për promovimin e demokracisë dhe lirisë së shtypit jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button