Gruevski e pranoi se derisa ka qenë në pushtet ka porositur arrestime?

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjatë shkrimit të tij publik në rrjetin social “Facebook” në mënyrë indirekte pranoi se derisa partia e tij ka qenë në pushtet ka porositur arrestime, transmeton Portalb.mk. Ja një pjesë e fjalimit të tij, prej ku ai e thotë këtë tezë:

“Nëse me çdo çmim do Zaev që të jetë kryeministër, le të mos godasë ndaj institucioneve dhe interesave nacionale. Le ta zbatojë programin zgjedhor pa ridefinim. Le të godasë edhe ndaj nesh, por jo edhe ndaj shtetit dhe themelet e saj. Ja unë vullnetarisht do të pranoj që nëse kusht e ka Zaevi që të më arrestojë, burgosë dhe maltretojë, ndërkaq VMRO-DPMNE ta përkrahë Qeverinë e Pakicës në kohë për të cilën do të merremi vesh, le të më godasë mua, vetëm të heq dorë nga goditja naj themeleve të shtetit për shkak të dëshirës që të jetë në pushtet. Këtë le ta kuptojë si ofertë publike”, tha Gruevski ne statusin e tij të “Facebookut”, por ehe në intervistën që më vonë e zhvilloi në televizionin e afërt me partinë e tij “Sitel”.

Politikologu, Petar Arsovski, për javoren “Fokus” vlerëson se kumtesa e ish kryeministrit Gruevski është histerike.

“Nuk e i se si Gruevski mendon se arrestohet, gjegjësisht si duket ajo në kokën e tij, pasi që nuk arrestohet me porosi të pushtetit, por ka procedurë të saktë në Prokurori dhe Gjykatë. Për atë nuk mundet që me kërkesë ose kusht të Zaevit dikush ta arrestojë. Nëse është ashtu, në mënyrë indirekte ai pranon se ata, derisa kanë qenë në pushtet, kanë porositur arrestime”, thotë Arsosvski.

Ai shton se VMRO-DPMNE për herë të parë pas 11 viteve ndodhet në një gjendje traumatike, për atë në periudhën e ardhshme prej atyre mund të priten kumtesa edhe më histerike.

“Paralajmërojnë se do të ketë revolucion, por s’do të ketë. Thonë do të mblidhen 100.000 njerëz, jo nuk do të mblidhen – u mblodhën vetëm 1000. Prej tani kumtesat e tyre do të duhet që t’i ndajmë me 100 dhe do të vijmë te e vërteta”, shton Arsovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button