BPRM: Ndaj okupatorit serb kanë luftuar si shqiptarët por edhe maqedonasit

Periudha e viteve 1912-1941 ka qenë periudha e okupimit të Maqedonisë nga okupatorët serb, i shoqëruar me kolonizim të planifikuar me popullatë serbe, ndryshim i dhunshëm i mbiemrave me prapashtesa “iq”, por dhe gjenocid jo i drejtë historik të zhvilluar me dhunë të përgjakshme dhe masakrim të popullatës në Kryengritjen e Tikveshit të vitit 1912 dhe Kryengritjes së Ohrit, Dibrës në vitin 1913, kujton Bashkimi i Përhershëm Radikal i Maqedonisë (BPRM), njofton Portalb.mk.

“Në këto kryengritje së bashku kundër okupimit serb kanë luftuar si maqedonasit po ashtu edhe shqiptarët. Ardhja e rezolutës zyrtare e Parlamentit të Maqedonisë me të cilin hetohet gjenocidi serb gjatë asaj periudhe të historisë është procedurë legjitime dhe normale e cila duhej të sillej që në vitin 1991, por edhe sot më vitin 2017 ka rëndësi të njëjtë. Viktimat e gjenocidit serb janë edhe anëtarë të familjes sime dhe BPRM-së dhe nuk shohim ndonjë arsye se pse partitë politike të mos e nënshkruajnë dokumentin historik si një përkujtues i së kaluarës dhe mësim për të ardhmen”, u shpreh kryetari i BPRM-së, Vanço Shehtanski.

LEXO: Zaevi për “Kuririn” e Serbisë: Gruevski e ka humbur pushtetin dhe dëshiron përleshje me popullin vëllazëror

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button