Tahiri: Gruevski me përpjekjen e fundit për mbrojtjen e interesave klanore të VMRO-DPMNE-së

“Thirrja e Nikokolla Gruevskit që ia bëri popullit që ta mbrojë unitaritetin e shtetit është reagim i pritshëm, pasi që LSDM zbardhi se ka përkrahje prej 67 deputetëve. Edhe më shumë, hapi i tillë i Gruevskit është i pritshëm kur dy ditët e fundit arriti dhe lajmi nga faktori ndërkombëtarë me porosi të qartë se lider ii LSDM-së, Zoran Zaev duhet ta fitojë mandatin për formimin e Qeverisë”, thotë për “Faktor”, komunikologu, Sefer Tahiri, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së po përpjeket që pas interesave nacionale dhe shtetërore, ashtu siç ai mendon, t’i mbrojë interesat personale dhe klanore të grupacionit që e ka udhëhequr VMRO-DPMNE-në. Në atë drejtim i shoh edhe thirrjet në të cilat çdoherë theksohet formulimi propagandistik: populli, interesa shtetërore, jemi të sulmuar, të mbrohemi.

Në të njëjtin stil janë edhe porositë kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, të cilat i thekson duke thënë që populli është shumë i qetë, ndërkaq nga ana tjetër bën përpjekje që  të krijojë mënyrë artificiale të tensioneve në planin interetnik, të cilat në realitet nuk ekzistojnë”, thotë Tahiri.

Ai gjithashtu thekson se Gruevski edhe më tej vazhdon me retorikën kundër faktorit ndërkombëtar. Por, tronditëse është se Gruevski si ish kryeministër, nuk bën dallim mes pushtetit ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button