Zaev i dorëzoi nënshkrimet presidentit: do të ketë transfer të shpejtë dhe qetë të pushtetit (VIDEO)

14.00 – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev me nënshkrimet e mbledhura për të marrë mandatin nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është paraqitur në vilën e tij në Vodno. Si që njofton Portalb.mk, Zaev tha se sot është një ditë historike për Maqedoninë dhe pret të merr mandatin.

“Sot është një ditë historike për Republikën e Maqedonisë. Në duar kam 67 nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, të cilët garantojë mundësi për Qeveri të re për qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht, këto nënshkrime mundësojnë që të përfundojë kriza në vend dhe më në fund shteti të shkojë përpara në funksion të kthimit të jetës në Maqedoni. Sot pres nga Ivanovi të ma jep mandatin në një kohë sa më të shpejtë që të fillojmë negociatat për të krijuar Qeverinë e re të Maqedonisë.” tha Zaev, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se “do të vjen një periudhë e qetë dhe do të kemi transfer të shpejtë të qeverisjes në Maqedoni”.

Nga ana tjetër, nga presidenca theksuan shkurt se nënshkrimet e dorëzuara nga Zaev do të shqyrtohen deri të mërkurën.

13:00 – Një delegacion i LSDM-së, sot në ora 14:00 në vilën “Vodno”, të kabinetit të presidentit, Gjorge Ivanov, do t’i dorëzojë nënshkrimet e 67 deputetëve për marrjen e mandatit për formim të Qeverisë. Megjithatë, ende nuk dihet nëse presidenti Ivanov sot do të sjell vendim për dhënien e mandatit, njofton Portalb.mk.

Mediat proqeveritare, vetëm më se kanë publikuar informata se Ivanov vendimin për mandatin, do ta deklarojë ditët në vijim.

Zaev, tani është duke mbajtur takim me partitë e koalicionit në selinë e LSDM-së në rrugën Bihaçka në Shkup.

Partitë e koalicionit ”Për jetë në Maqedoni” janë në pritje të takimit të Zaevit me presidentin Gjorge Ivanov, ku Zaev pritet të merr mandatin.

—————————————————————————————————————————–

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka mbledhur 67 nënshkrime dhe pritet që sot t’i dorëzojë te presidenti Gjorge Ivanov dhe të kërkojë mandat për formim të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

LEXO: Ja pritjet se si mund të veprojë presidenti Ivanov lidhur me dhënien e mandatit

“Nderi është i imi dhe i LSDM-së, që thuajse pas 11 viteve regjim, fitojmë mundësi që ta formojmë Qeverinë demokratike në Maqedoni. Angazhimet tona të forma janë që ajo të jetë Qeveri reformuese në të cilën, prioritet janë qytetarët e Maqedonisë”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi që Kryesia Qendrore dhe partia e zgjodhën për mandatar për formimin e Qeverisë së re, tha Zaev pasi u zgjodh mandatar nga Kryesia Qendrore e partisë.

Sipas burimeve të DW-së, Ivanov ka qenë nën trysni të madhe nga një parti politike që të mos e jep mandatin, ndërkaq i janë sugjeruar edhe disa opsione se si ta bëjë atë. Nga ana tjetër, ekspertët e të drejtës kushtetuese potencojnë se në këtë çështje Ivanov nuk ka kurrfarë hapësire për manovra.

“Dhënia e mandatit për formim të Qeverisë është çështje teknike dhe kryetari i shtetit është i obliguar që t’ia jep partisë ose parive që kanë siguruar shumicë parlamentare prej 61 deputetëve. Kryetari me asnjë nuk mund që ta kushtëzojë ndarjen e mandatit dhe patjetër duhet që t’ia jep, nëse nuk do që të ketë probleme”, thotë profesori i të drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq.

Pasi që Nikolla Gruevski nuk arriti që të formojë Qeveri, Ivanov vendosi kusht që Zaev, fillimisht të tregojë se ka shumicë në Parlament, ndërkaq pastaj ta merr mandatin për formim të Qeverisë. Zaev tani ka dëshmi në formë të nënshkrimeve nga deputetët, të cilët BDI mbrëmë premtoi se do t’i jep, bashkë me Lëvizjen BESA dhe Aleancën për Shqiptarët.

LEXO: Aleanca dhe BESA dorëzuan nenshkrimet në LSDM

Ashtu siç e tha Ali Ahmeti, “bomba”, tani përsëri është në duart e Ivanovit.

Analistët janë të ndarë, disa thonë se Ivanov është i obliguar që t’ia japë mandatin partisë së dytë me më shumë mandate, pasi që në të kundërtën do ta shkel Kushtetutën. Ekspertët e afërt me pushtetin, në paraqitjet e tyre publike tanimë po e përgatisin terrenin për një skenar tjetër.

Në fakt, Ivanov, mandatarin e ardhshëm, në këtë rast Zaevin, që përveç sigurimit të shumicës, ai duhet të jep edhe garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe në programin qeveritar të ketë garanci për reforma në strukturat reformuese. Cili do të ketë autorizim që të vlerësojë se a rrezikohet unitariteti i shtetit dhe në bazë të cilave kritere do të bëhet ajo, Ivanov për këtë nuk ka precizuar.

Termi “rrezikim i unitaritetit” është diskurs kryesor edhe në kumtesat e VMRO-DPMNE-së, nga ku dje arriti njoftim deri te anëtarët e partisë që nëse Zaev formon Qeveri “të dalin dhe t’i mbrojnë interesat nacionale”. Protestat filluan në natën e njëjtë, kur kryesia e partisë porositi që të mos mendojë të shkojë në opozitë.

Përskaj trysnisë së VMRO-DPMNE-së, Qeveria e re edhe më tej është e pasigurt për shkak të kalkulimeve të BDI-së. Edhe pse Ahmeti ia ka dhënë mandatet Zaevit, ai ka theksuar se ajo është vetëm formalitet dhe se për koalicionin duhet të bisedohet. Dilema e BDI-së është se ndoshta e njëjta duhet të shkojë në opozitë, pra të formohet Qeveri e Pakicës, në të cilën BDI do ta përkrahte në rrethana të caktuara, megjithatë nuk do të merrte pjesë në pushtetin ekzekutiv. Nga ana tjetër, Zoran Zaev është optimist, ai tha se pret që Qeveria të formohet në mars.

LEXO: Komisari Han pret nga presidenti Ivanov t’ia jep mandatin Zoran Zaevit

LEXO: NATO ka një mesazh për Maqedoninë

LEXO: Maqedoni, çfarë është dhe si funksionon Qeveria e Pakicës?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button