Ziadin Sela: Nuk do të hyjmë në qeveri sa për të qenë kukull

Kreu i LR PDSH-së Ziadin Sela, para fillimit të Kuvendit Qendror të Aleancës në një deklaratë për Alsat tha se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi në qeveri, por u shpreh kategorik se pa plotësimin e pikave të platformës së partive shqiptare Aleanca nuk do të bëhet pjesë e ekzekutivit.

“Pjesëmarrja jonë në qeveri është e kushtëzuar me platformën tonë politike. Sepse realisht çfarë kuptimi do të kishin zgjedhjet dhe qeveria nëse ne do të bëheshim pjesë e një qeverie ku do të zbatohen platformat dhe programet e partive tjera. Një ndër kushtet kryesore është ligji për gjuhën, zbardhja e proceseve të montuara politike, dekriminalizimi i kësaj shoqërie dhe institucioneve dhe kuptohet zhvillimi ekonomik me qëllim që të ndalim shpërnguljen e cila është e madhe në mesin e popullatës në Maqedoni. Prandaj nuk do të hyjmë në qeveri sa për të qenë kukull, por do të hyjmë në momentin që do të plotësohen kushtet që i kemi parashtruar” – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i LR PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button