Adem Mikullovci: Hashim Thaçi do të përfundojë keq

Aktori i madh dhe ish-delegati i Kosovës në kohën e deklaratës së pavarësisë, Adem Mikullovci, ka nxjerrë disa kujtime për atë kohë. Ai ka thënë se deklarata e pavarësisë e asaj kohe e ka vlerën shumë të madhe, e cila ishte bërë nën masa të rrepta të represionit serb në Kosovë.

Madje ai ka thënë se ajo deklaratë e ka vlerën më të madhe sesa deklarata e pavarësisë që e lexoi ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi më 17 shkurt 2008.

“Unë mendoj që kjo e ka peshën më të madhe sesa deklarata që është lexuar në Kuvend nga Hashim Thaçi”, ka thënë ai në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini.

Mikullovci ka thënë se, dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, e kishte dëgjuar komentatorin e një radioje të Zagrebit në Kroaci, duke thënë se “sa herë duhet Kosova ta shpallë pavarësinë”.

Sipas tij, ‘Deklarata Kushtetuese asokohe është themeli i shtetit.

“Kushtetuta e Kaçanikut e ka rëndësinë e vet. Kushtetuta edhe mund të ndërrohet, por vendimi, Deklarate e Kavarësisë është themeli”, ka shtuar ai.

Më pas, ai tha se u themelua qeveria në ekzil, prej të cilët pastaj u mbajt arsimi e shumë gjëra në Kosovë.

Por, ai e ka një vlerësim edhe për tashmë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Për të ka thënë se nuk do të përfundojë mirë. Atë e ka cilësuar si njeri që mendon veç për veti.

“Nuk e di qysh ka me kalu, por gjithsesi jo mirë. Pikturën që e ka bërë një piktor i mirë, në fund e ka zhallavitë. Tepër ambicioz, tepër veç për veti. Më i meçmi, më i forti, më i dituri”, ka thënë Mikullovci.

Ai kujton edhe takimin e parë me Thaçin, i cili kur ishte nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Mitrovicë, kishte banuar me qira te axha i Ademit.

“Dhe i pata thënë se rezulucionarin e ke marrë prej Mikullovcëve”, kujton ai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button