Yildirim: Në saje të një qeverie të fortë, grusht shtetet do t’i përkasin historisë
Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım lidhur me ndryshimet kushtetuese sot në Ankara deklaroi se:
“Ky ndryshim është një mundësi historike për vendin tonë. Në saje të një qeverie të fortë, periudha e drejtimit nga konjukturat, apo periudhat e grusht shteteve do t’i përkasin historisë, shpresojmë që të mos vijnë më në rendin e këtij vendi. Ashkush nuk do të ketë mundësinë të ndryshojë vendimin dhe ato që populli ka zgjedhur. Pra, me sistemin ekonomia do të jetë më e fortë dhe do të përparojë në një bazë më të fortë dhe më të shëndetshme. Në saj të stabilitetit do të rriten investimet, prodhimet dhe do të sigurohen vende të reja për punësim”, raporton Anadolu Agency (AA).