Yldirim në Afganistan: Tanimë ka ardhur koha për ndërtimin e së ardhmes

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım pas takimit me shefin ekzekutiv të Afganistanit, Abdullah Abdullah në Kabul deklaroi se tanimë ka ardhur koha për ndërtimin e së ardhmes, raporton Anadolu Agency (AA).

“Procesi i paqes së treguar nga Afganistani gjatë ditëve të fundit për të zgjidhur terrorizmin nga rrënjët e saj është një hap shumë i guximshëm, shumë kuptimplotë. Mendojmë se tanimë ka ardhur koha për shtrëngimin e duarve, lënien e së kaluarës anash dhe ndërtimin e së ardhmes”, tha Yıldırım në konferencën e përbashkët për media pas takimit me Abdullah.

Duke shprehur shpresën për “ofrimin e plotë të stabilitetit në Siri dhe Irak”, Yıldırım tha: “Shpresojmë se në një të ardhme të afërt fqinjët tanë në Siri dhe Irak do të kenë stabilitet të plotë dhe do të krijohet një sistem i ri i drejtues, në të cilin do të mbrohet integriteti territorial i shteteve dhe të gjitha grupet etnike do të jetojnë në paqe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button