Binali Yıldırım zgjidhet kryetar i Parlamentit të Turqisë
Binali Yıldırım, deputet i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe ish-kryeministri i fundit i Turqisë, u zgjodh kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım u zgjodh në raundin e tretë të votimit në paralamentin turk, ku votën shfrytëzuan gjithsej 584 deputetë.
Binali Yıldırım nga radhët e AK Partisë mori 335 vota, i nominuari i Partisë Republikane Popullore (CHP) Erdoğan Toprak 135 vota, deputetja e partisë HDP Meral Danış Beştaş 63 vota, deputeti i Partisë İYİ Hayrettin Nuhoğlu 40 vota dhe deputeti i Partisë Saadet Cihangir İslam 5 vota, ndërkohë që 6 vota kanë rezultuar të palvefshme.
Yıldırım në raundin e tretë të votimit siguroi shumicën e nevojshme prej 301 votash, duke u zgjedhur kryetari i 28-të i parlamentit të Turqisë.