AKP e nominoi Jildirimin për kryetar të Parlamentit turk
Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e presidentit Rexhep Taip Erdogan, mbrëmë e ka nominuar kryeministrin e deritanishëm Binali Jildirim për funksionin kryetar i Parlamentit turk.
Zgjedhja për kryetar të ri të Parlamentit të Turqisë do të mbahet më 12 korrik.
Për zgjedhje të kryetarit të ri në dy rrethet e para të votimit do të nevojiten dy të tretat nga votat e deputetëve në Parlamentin 600-anëtarësh, ndërsa në rrethin e tretë do të nevojitet shumicë e thjeshtë, respektivisht 301 vota.