Kisha ortodokse, në një vijë me VMRO-në për shqipen

Thirrja e Kishës ortodokse maqedonase drejtuar liderëve politik për pengimin e dygjuhësisë ka ngjallur kritika në opinion. Gazetari Zoran Bojarovski ka dënuar instrumentalizimin e kishës në duart  e partisë në pushtet dhe trumbetimin e  politikave të saj. Sipas tij kisha asnjëherë nuk ka reaguar për skandale të mëdha të pushtetit sikurse aferat korruptive që dolën pah nga përgjimet ndërsa reagon sa herë që situata politike nuk është në favor të VMRO-së., njofton Alsat M.

Kisha maqedonase nuk mund ta shfrytëzoj autoritetin e vet dhe të flasë në emër të të gjithë besimtarëve pasi nuk është e drejtë e një institucionit të këtillë. Ajo nuk mund të bëjë selektime të këtilla dhe të flas në emër të gjithëve, pasi ka besimtarë ortodoks që përkrahin një opsion tjetër politik. Para dy vitesh Maqedonia kishte probleme  serioze politike që duhej ta shtynte kishën ortodokse që të prononcohet. Por Kisha ortodokse vepron vetëm në momente të caktuara kur duhet ti mbrojë interesat e strukturës  qeveritare –deklaroi Zoran Bojarovski, gazetar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button