Ivanov nga Dankan kërkon “përkrahje më të qartë” të Britanisë për qëllimet strategjike të Maqedonisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka realizuar takim me ministrin shtetëror për Evropë dhe Amerikë, ser Alan Dankan, me të cilin u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për ngjarjet ne Evropë dhe Bashkimin Evropian, për gjendjen politike aktuale në Republikën e Maqedonisë si dhe për krizën dhe gjendjen e emigrantëve në rajon, njofton Portalb.mk.

Në takim janë shkëmbyer mendime për krizën politike në Maqedoni dhe mundësitë e tejkalimit të saj. Ivanov ka shprehur pakënaqësinë e mungesës së qëndrimeve publike për përzierje në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë nga disa shtete fqinje.

Në bisedime Ivanov i riafirmojë qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë në drejtim të integrimeve evropiane dhe auroatltantike dhe angazhim për përparim të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Në raport me NATO-n, Ivanov shprehu zhgënjim për shkak të standardeve të dyfishta, mosrespektim i gjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare për drejtësinë dhe sundimin e ligjit në rastin e Maqedonisë.

Për sa i përket Bashkimit Evropian presidenti i Maqedonisë bën thirrje për zhbllokim të procesit të zgjerimit i cili e mobilizon dhe e reformon shoqërinë. Ivanov pret përkrahje nga Britania e Madhe për realizim të qëllimeve strategjike të Maqedonisë.

Ministri britanik potencoi se Britania e Madhe dëshiron Maqedoni stabile, dhe se nuk dëshiron që të ndërhyjë në punët e brendshme të shtetit. Ai shprehu konsideratë për revoltën e arsyeshme e dalë nga gjendja “status quo” për sa i përket integrimeve evropiane dhe evroatlantike dhe shprehu se do të përkrah Republikën e Maqedonisë në realizim të këtij plani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button