Dankan i vazhdon takimet me partitë, Ivanovin, PSP-në dhe me organizatat civile

Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, sot do ta pranojë ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Dankan.

Dankan, i cili është në vizitë dy ditore në Maqedoni, dje u takua me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Popovskin, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe me nënkryetaren e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Në takime, ashtu siç deklaruan nga MPJ-ja dhe nga partitë, është biseduar për situatën aktuale politike në Maqedoni, për perspektivat euroatlantike, proceset reformuese dhe për bashkimin bilateral.

Gjatë ditës së sotme, Dankan do të takohet me liderët e partive shqiptare që kanë siguruar vend në Kuvend,  me prokuroren speciale publike Katica Janevën dhe me përfaqësuesit e institucioneve që lidhen me qeverisjen e së drejtës, si dhe me përfaqësusit e sektorit civil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button