Luana publikoi këngën e re ‘Askush s’do ta besojë’
Prezantuesja nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka publikuar videoklipin e këngës “Askush s’do ta besojë”.
Kënga e re është një baladë, ndërsa në video protagoniste është vet bukuroshja.
Muzika është realizuar nga Elgit Doda, ndërsa tekstin e ka shkruar Olti Curri.
“Me në fund… faleminderit të gjithëve për durimin e mbështetjen tuaj! Shpresoj t’ju pëlqejë”, ka shkruar Luana në Facebook pak çaste para publikimit të këngës. /Telegrafi/