Boneva: VMRO nuk e pranoi propozimin e pasinqertë të BDI-së

Silvana Boneva, deputete e VMRO-DPMNE-së i shprehi në seancën e sotme parlamentare arsyet për mospranimin e propozimit të BDI-së për një kandidat konsensual.

Boneva ka vlerësuar propozimin si “jo të sinqertë”, sepse sipas saj, “pas asaj ideje qëndrojnë qëllime të tjera politike”, pa i saktësuar ato.

Boneva tha se ideja e tillë është në dëm të frymës kushtetuese të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa ka thënë hapur se, ajo është vlerësuar nga VMRO-DPMNE si “jo qëllimmirë”.

“Sidomos pasi dëgjuam në shtyp deklaratat e funksionarëve të kësaj partie, për idenë sesi të realizohej ‘presidenti konsensual’”, tha Boneva.

Ajo ka siguruar se Kushtetuta u siguron qytetarëve, pa dallim feje dhe etnie, respektimin nga presidenti interesave të tyre.

Boneva tha se zgjedhjet e parakohshme do të jenë mundësia për të verifikuar qëndrimet dhe politikat e partive.

Seanca u përmbyll – LEXO: Me 117 vota pro dhe asnjë kundër shpërbëhet parlamenti i Maqedonisë

Lexoni të gjitha fjalimet e deputeteve të tjerë të bëra sot:

LEXO: Jakupi: Ja pse BDI ka nevojë edhe për një mandat

LEXO: Fazliu: Do ta parandalojmë turpin e VMRO-së dhe BDI-së

LEXO: Xhelili: Ahmeti dhe Thaçi kukulla në duar të Mijallkovit

LEXO: Misoski: Ahmeti realizon skenarin e Gruevskit duke gënjyer elektoratin

LEXO: Veliçkovski: Zgjedhjet janë që të sigurohet cenzus për Ivanovin

Lajme të ngjashme

Back to top button