Anketë: Pesimist për ekonominë, populli i pret zgjedhjet dhe gjykimet

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë (41.8%) vlerësojnë se gjendja ekonomike në Maqedoni gjatë vitit 2017 shkon drejt përkeqësimit. Thuajse një e treta, gjegjësisht 28.6% vlerësojnë se nuk ekziston zhvendosje e situatës. Pritje pozitive, megjithatë kanë një e katërta e qytetarëve (24.8%), tregon anketa që në shkurt e ka bërë agjencia “M-Prospekt”, me 1000 persona të zgjedhur si grup reprezentativ kombëtar, njofton Portalb.mk.

Dalja nga kriza politike është ngjarja kryesore për 31.8% e të anketuarve, kur mendojnë për ngjarjet që vazhdojnë gjatë vitit 2017. Zgjedhjet lokale janë ngjarje kryesore në plan politik këtë vit, për 19.8% të anketuarve. Për 15.8% e qytetarëve, gjykimet e para për akuza nga PSP do ta nënvizojnë vitin. Përqindje të përafërt (13.8%) kanë edhe qytetarët të cilët zgjedhjet e parakohshme parlamentare i shohin si ngjarje të vitit.

Shqiptarët për për 10% pikë më shumë se maqedonasit, vlerësojnë se zgjedhjet e përkohshme parlamentare do ta nënvizojnë vitin 2017.

Më shumë se një e treta (37.3%) mendojnë se kryetari i ri i SHBA-së, Donald Trump, do të ndikojë pozitivisht në ndaj Maqedonisë, ndërsa 20.4% vlerësojnë se ndikimi i tij ndaj Maqedonisë, do të jetë negativ. 30.7% e të anketuarve kanë thënë se Trump nuk do të ketë kurrfarë ndikimi.

Të rinjtë prej 15 deri më 34 vjet tregojnë nivel më të madh të besimit në të ardhmen e sistemit pensional nga qytetarët më të vjetër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button