Kadri Veseli publikoi fotografinë me Donald Trumpin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se takimi i tij  me presidentin e ShBA-ve, Donald Trump ka konfirmuar besimin për aleancën ndërmjet Amerikës dhe  Kosovës, transmeton 21Media.

Ai përmes një postimi në facebook u shpreh se Kosova është e bekuar që mbështet nga Amerika.

”Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ka shkruar Veseli në facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button