Në UT u organizua punëtori për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit privat

Në kuadër të projektit ,,Twinning”, në Universitetin e Tetovës u organizua  punëtoria, me temë: ,,Zhvillimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit të lartë, sektorit privat dhe organeve relevante”.

Në këtë punëtori, ku morën pjesë ekspertë të  njohur nga Franca dhe Irlanda Veriore, u prezantua metodologjia për evaluimin e programeve studimore, duke pasur parasysh nevojat e tregut të punës mbi bazën e praktikave më të mira të Bashkimit Evropian.   Këshilltarja e projektit ,,Twinning” për Maqedoninë, Klaudia Haasis, theksoi se projekti synon forcimin e bashkëpunimit në mes institucioneve të arsimit të lartë dhe tregut të punës.

,,Komponenti i parë i projektit është zbatueshmëria e programeve studimore në drejtim të punësimit të të diplomuarve, me rekomandim të reformimit të programeve studimore, komponenti i dytë ka të bëjë me përforcimin e qendrave për karrierë, si dhe komponenti i tretë me forcimin e funksionimit të bordeve për besim dhe bashkëpunim me publikun”,  tha Klaudia Haasis.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian, ndërsa bartës i tij është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në të cilin edhe Universiteti i Tetovës është njëri ndër pjesëmarrësit për realizimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button