Një sfilatë ëmbëlsirash në javën e modës (VIDEO)

Çdo vit që realizohet java e modës, ne e gjejmë veten duke menduar sesi është e mundur që sezon pas sezoni, ky eveniment shfaqet me po të njëjtën shije, me po të njëjtën fuqi, shkruan Revista Class, përcjell Portalb.mk.

Këtë ndjenjë na e dha edhe sfilata e fundit që u bë në javën e modës në Madrid, në të cilën stilistja Agatha Ruiz De La Prada na tregoi se në koleksionin e saj përfshiheshin veshje të tipit fustan-petull, fustan-torte, apo çdo gjë tjetër që mund t’ju shkojë në mendje tani.

Spektakli shumengjyrësh që u vu re në këtë sfilatë, dukej sikur ishte pjesë e realizimit “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, në të cilin nuk mungojnë tortat dhe karamelet. Sigurisht që kjo shfaqje plot ngjyra nuk i ka shpëtuar edhe vëmendjes së publikut.

cd3ae45134d3ece0c023aa607c36ea84

Nëse kërkoni në market një kostum gazmor dhe nuk e gjeni, hidhini një sy ofertave në faqen zyrtare të stilistes. Aty do të gjeni diçka me siguri!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button