Ejxh. Ar. Mekmaster këshilltar i ri i Trampit për siguri nacionale

Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë kumtoi se e ka nominuar gjeneral-nënkolonelin Ejxh. Ar. Mekmaster për këshiltlar të vet për siguri nacionale.

Mekmaster vjen në vendin e Majkëll Flinit, i cili i shkarkua nga detyra shumë shpejtë pas emërimit në funksion, për shkak të skandalit lidhur me kontaktet e tij me ambasadorin rus në uashington.

Duke e paralajmëruar nominimin e mekmaster, tramp tha se bëhet fjalë për njeri “me talent të jashtëzakonshëm dhe përvojë të madhe”.

Mekmaster nga ana e tij deklaroi se me padurim pret ta marrë detyrën e këshilltarit për siguri nacionale të presidentit amerikan.

“Me padurim pres t’i bashkangjitem ekipit për siguri nacionale dhe të bëj gjithçka është në fuqinë time për t’i mbrojtur interesat e popullit amerikan”, deklaroi mekmaster në prezantimin e tij në Florida, i shoqëruar nga Tramp.

Në promovim mori pjesë edhe u.d. aktual i këshilltarit për siguri nacionale, Kit Kellog, i cili pas zgjedhjes së mekmasterit pritet të kthehet në funksionin e shefit të Këshillit për siguri nacionale.

Mekmaster ka përvojë 32-vjeçare so oficer ushtarak, ndërsa gjatë karrierës së tij dy herë ka shë[rbyer në Irak – në vitin 1991 dhe prej 2004 deri më 2006, si dhe në Afganistan.

Tramp e shkarkoi paraardhësin e Mekmasterit, Flinin, për shkak të skandalit me informimin e tij të rrejshëm të nënpresidentit Majkëll Pens, se në takime me ambasadorin rus nuk ka biseduar për sanksionet perëndimore ndaj Moskës.

Tramp të enjten deklaroi se është i zhgënjyer nga raporti i Flinit ndaj Pensit, por theksoi se nuk mendon se ai ka bërë diçka të keqe kur ka biseduar me ambasadorin rus për sanksionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button