Katica Janeva: asgjë nuk është finale!

Prokurorja speciale, Katica Janeva dhe pesë prokurorë nga ekipi i saj në takimin e sotëm me anëtarët e Këshillit të prokurorëve publik kanë diskutuar lidhur me kërkesën e Këshillit për dhënien në shqyrtimit të dokumentacionit për lëndën “Puçi”. Ata, siç njofton Këshilli, kanë rënë në ujdi që këto takime sipas nevojës të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Janeva pas përfundimit të takimi, që zgjati dy orë, deklaroi se në të nuk është biseduar vetëm për rastin “Puçi”, por edhe për shumë çështja tjera.

“Ishte takim pune dhe mendoj se do të ketë takime të këtilla edhe në të ardhmen. Biseduam për gjërat aktuale, për problemet me të cilat ballafaqohet PSP. Biseduam për shumë çështje”, tha Janeva.

E pyetur nëse do t’ia jep Këshillit materialet për rastin “Puçi”, prokurorja publike tha se “ende do të bisedojmë, ende nuk është asgjë finale” duke aluduar se do të ketë takime tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button