Edhe shkencëtarët në SHBA protestë kundër Trumpit

Shkencëtarët dhe ambientalistët të cilët mendojnë se shkenca dhe kërkimet në SHBA ndodhen nën rrezik janë mbledhur në Boston të Massachusetts për të protestuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarët dhe ambientalistët në “tubimin në mbështetje të shkencës” i cili është mbajtur në sheshin Copley në Boston ku ndodhet edhe ndërtesa ku do të mbahet takimi vjetor i Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës, i kanë bërë thirrje qeverisë së presidentit amerikan Donald Trump që të bëhet i vetëdijshëm për provat e ndryshimit të klimës dhe të marrë masat në lidhje me çështjet për ambientin.

Geoffrey Supran, një prej hulumtuesve në Institutin teknologjik të Massachusetts dhe në Universitetin Harvard, tha se shkencëtarët janë mbledhur së bashku si reagim ndaj “fjalimeve kundër shkencës” të qeverisë së Trumpit. “Dëshirojmë ti japim Trumpit mesazhin se SHBA-ja ka përparuar me shkencën dhe se shkenca përbën shtyllën kryesore të mirëqenies dhe të përparimit”, është shprehur Supran.

Një pjesë e protestuesve që mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “çështje të shkencës”, “shkenca ndjek drejtë njerëzit, shpëton botën”, kanë kundër shtuar zgjedhjen e Scott Pruitt në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit (EPA).

Theksohet se Pruitt i cili u zgjodh nga Senati në krye të EPA ditën e premte, duke anuluar rregulloret mjedisore do t’iu japë mbështetje premtimeve të Trumpit për rritjen e prodhimit në sektorin e naftës, gazit natyror dhe të qymyrit. Ndërsa Trump më parë kishte pretenduar se “Koncepti i ngrohjes globale, është shpikur nga Kina për të nxjerrë jashtë konkurrencës prodhimin amerikan”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button