BDI dhe LSDM afër marrëveshjes

Shefi i kabinetit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Artan Grubi, për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase thotë se propozim-ligji i tyre për gjuhët është “absolutisht në pajtueshmëri me Kushtetutën” dhe ashtu siç tha ai, për atë nuk ka kompromise, transmeton Portalb.mk.

Profesori universitar Osman Kadriu, i cili, ashtu siç thotë ka qenë i konsultuar nga partitë për ligjin e gjuhëve, thotë se LSDM dhe BDI tanimë janë në fazë të pajtueshmërisë së propozimeve të arritura nga të dyja palët. Sipas tij, do të ishte e panevojshme të vendosen kërkesa për ndryshim të Kushtetutës, pasi që për diçka të tillë nuk ka shumicë, ndërkaq shumica e çështjeve mund të zgjidhen edhe me ligj.

“Vlerësoj se punët shihen sikur të keni arritur pajtueshmëri mes dy blloqeve. Pres që këto ditë ndoshta të ketë edhe vendim zyrtar për dhënien e nënshkrimeve me të cilat LSDM do t’i mbledhë 61 nënshkrime të nevojshme dhe do të fitojë mandat për formimin e Qeverisë”, thotë Kadriu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button