Milloshoski: Mandati i PSP-së skadon në qershor dhe ne i dëshirojmë çdo të mirë deri atëherë

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli në intervistë për “Sitel” deklaroi sw qëndrimi i komunitetit ndërkombëtarë është se nevojitet vazhdimi i mandatit të PSP (afati për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzave, v.j). Deputeti dhe anëtari i Komitetit ekzekutiv i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski mbrëmë në intervistë për median e njëjtë tha se afati prej 18 muajve është propozuar nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Bejli, si përfaqësues gjatë bisedimeve mes partive politike në Klubin e deputetëve në vitin 2015.

Ambasadori amerikan në intervistë tha se kur është firmosur marrëveshja për formimin e PSP-së askush nuk ka qenë i vetëdijshëm me çfarë materiali po ballafaqohet ky institucion. Ndërsa Milloshoski deklaroi se Bejli mirë e ka ditur çështjen e PSP-së sepse ai ka qenë i përfshirë në bisedime.

“LSDM atëherë propozoi mandati i PSP-të të jetë 3 vite, VMRO DPMNE doli me propozim që të jetë 1 vit, propozimi i komunitetit ndërkombëtarë ku Bejli është përfaqësues ishte 18 muaj. Për momentin ne kemi rast ku dikush konteston, e vë në pikëpyetje mandatin që vet e ka propozuar për PSP-në. Mandati skadon në qershor dhe ne i dëshirojmë çdo të mirë deri në qershor, të shohim sa janë të aftë dhe çfarë mund të dëshmojnë” deklaroi Milloshoski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button